Itali, 'Të dashuruarit e Modenës’ dolën se qënkeshin burra!

Itali, 'Të dashuruarit e Modenës’ dolën se qënkeshin burra!

14:18, 12/09/2019
A+ Aa A-

BBC njoftoi sot se studiuesit kanë zbuluar se një çift skeletesh të njohur si 'Të dashuruarit e Modenës" në Itali, varrosur me duart e bashkuara, dolën se paskan qenkë dy burra!

Fillimisht studiuesit nuk mund të përcaktonin gjininë e skeleteve kur u gjetën në Itali në vitin 2011 sepse ato ishin ruajtur keq.

Por një teknikë e re, duke përdorur proteinën në smaltin e dhëmbëve, zbuloi seksin e tyre.

Lidhja aktuale midis skeleteve nga Shekulli 4-6 pas Krishtit mbetet një mister.

Disa nga sugjerimet për lidhjen midis dy skeleteve janë që ata janë vëllezër, kushërinj ose ushtarë që vdiqën së bashku në betejë, tha autori i studimit Federico Lugli.

Studiuesit sugjerojnë që vendi i tyre i varrosjes mund të ketë qenë një varrezë lufte.

Studiuesit nga Universiteti i Bolonjës në Itali thanë në revistën kërkimore Natyra që gjetjet kanë implikime të thella për të kuptuar praktikat e varrimit në atë kohë në Itali.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco