Depozitat e ujit të kontaminuar në ‘Fukushima’, mund të hidhen në det

Depozitat e ujit të kontaminuar në ‘Fukushima’, mund të hidhen në det

20:54, 11/09/2019

Dhjetëra mijëra tonë ujë i kontaminuar i uzinës bërthamore të Fukushimës mund të hidhet në oqeanin Paqësor, njoftoi të martën ministri i mjedisit japonez.

Uji, i cili është përdorur për të ftohur reaktorët e dëmtuar bërthamorë si pasojë e tërmetit dhe cunamit të vitit 2011, aktualisht ruhet në depozita gjigande, raporton VOA.

Por kompania energjitike “Tokyo Electric Power”, që ka nën administrim uzinën bërthamore, ka thënë se do ta zbrazë ujin deri në vitin 2022.

Ministri i Mjedisit Yoshiaki Harada tha se e vetmja mundësi sipas "mendimit të tij" do të ishte derdhja në det e ujit dhe hollimi i tij.

Gjatë tetë viteve të fundit që nga shkrirja e tre reaktorëve të Fukushimës, rreth 200 tonë ujë radioaktiv është nxjerrë çdo ditë me pompa jashtë ndërtesës së dëmtuar.

Industria e peshkimit në Japoni, si dhe vendi fqinj, Koreja e Jugut, e kanë kundërshtuar me forcë idenë e hedhjes së ujit të kontaminuar në oqean.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco