Përkujtimi i 11 Shtatorit/ Sulm me raketë ambasadës amerikane në Kabul

Përkujtimi i 11 Shtatorit/ Sulm me raketë ambasadës amerikane në Kabul

18:30, 11/09/2019

Një raketë shpërtheu në kompleksin e Ambasadës së ShBA në Afganistan vetëm disa minuta pas mesnatës të së Mërkurës, ne përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Nuk ka raportime për të lënduar dhe askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi për shpërthimin në kryeqytetin e Kabulit.

Sulmi vjen një ditë pasi Presidenti Trump anulojë një takim sekret që ishte planifikuar të zhvillonte me Taliban dhe udhëheqësit afganë në Camp David.

Bisedimet e planifikuara të paqes u anuluan për shkak të një sulmi nga militantët talebanezë në Kabul javën e kaluar ku u vranë të paktën 12 persona përfshirë një ushtar amerikan.

Kujtojmë se sot u përkujtua 18-vjetori i sulmeve terroriste.

Sulmet e 11 Shtatorit janë një seri sulmesh të kordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara më 11 Shtator 2001. Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërtesa e Pentagonit si dhe Shtëpia e Bardhë.

Terroristët arritën të shkatërrojnë Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe të dëmtojnë rëndë Pentagonin në Uashington. Mijëra qytetarë u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e njerëzimit.

Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco