Shpërndahet kuvendi kanadez, kryeministri thërret zgjedhje të reja

Shpërndahet kuvendi kanadez, kryeministri thërret zgjedhje të reja

18:11, 11/09/2019

Justin Trudeau ka bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme në Kanadë dhe ka shpërbërë parlamentin e këtij vendi.

Kryeministri kanadez u takua me Guvernatoren e Përgjithshme, Julie Payette, që ushtron detyrën e presidentes së shtetit, që i dha bekimet e saj formale për fushatën gjashtëjavëshe të zgjedhjeve të përgjithshme.

“Kanadezët do të drejtohen kutive të votimit më 21 tetor,” tha z.Trudeau jashtë rezistencës zyrtare të znj.Payette në Otavë.

“Kemi bërë shumë këto katër vitet e fundit, por e vërteta është se sapo kemi filluar.”

Ai tha se kanadezët ose duhet të zgjedhin mes politikave të dështuara të vjetra, ose të vazhdojnë me liberalët.

Z.Trudeau është i admiruar për politikat e tij progresive por është dëmtuar goxha shumë së fundi nga disa skandale.

Sondazhet tregojnë se partia konservatore është fare pranë liberalëve të Trudeau-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco