VIDEO/ Përdori avionë e helikopterë shtetëror, Salvini zyrtarisht me ‘dosje hetimore’

VIDEO/ Përdori avionë e helikopterë shtetëror, Salvini zyrtarisht me ‘dosje hetimore’

17:05, 11/09/2019

Ndaj ish minisitrit të Brendshëm Matteo Salvini, Gjykata Italiane e Apelit ka arkivuar procesin gjyqësor, si i akuzuar për abuzim në përdorim e avionëve e helikopterëve shtetëror në dispozicion të Policisë së Shtetit e Drejtorisë Kombëtare të zjarrfikësve.

Ai akuzohet për 35 fluturime, 20 udhëtime me avion  e 15 me helikopterë të kryera nisur  nga 1 qershori 2018 për transferimente në nivel kombëtar  të tij e të stafit.

Normativa ligjore lejon që këto mjete ajrore të përdoren vetëm nga Presidenti i Republikës, nga kryeministri, nga kryetarët e dy dhomave të Parlamentit Italian, e nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykatën Italiane të Apelit e konsideron të parregullt përdorimin e këtyre mjeteve ajrore shtetërore nga ish-Minisitri i Brendshëm Matteo Salvini, por verifikimi i shpenzimeve ka vërtetuar se nuk kanë më të larta nëse ai  do të udhëtonte me fluturimet e linjës.

Pra për magjistratën italiane fakti nuk përbën dëm ndaj shtetit e ky proces arkivohet.

Dosja hetimore i kalon Prokurorisë së Romës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco