I dënuar për vrasje 16 vjet, del me leje për të festuar 18-vjetorin, vajza e viktimës ka një mesazh.....

I dënuar për vrasje 16 vjet, del me leje për të festuar 18-vjetorin, vajza e viktimës ka një mesazh.....

14:10, 11/09/2019

Lirimi për disa orë i një të dënuari për vrasje vetëm një vit pas ngjarjes për të festuar 18 vjetorin e lindjes ka shkaktuar reagime të ashpra nga familja e viktimës në Itali. 

Bëhet fjalë për nga tre vrasësit e vrasjes së rojes së sigurisë Francesco Della Corte,  ngjarje e ndodhur më 16 mars 2018 në pjesën e jashtme të metrosë Piscinola, në Napoli. 

Festa u zhvillua në një famulli shumë pranë burgut, ndërsa fotot shpërthyen në rrjetet sociale.

"Atyre që i dhanë leje, dua tu kujtoj që tani vonë mbusha 22 vjeç, por nuk i fryva qirinjtë, nuk kisha as ëmbëlsira dhe as dhurata. Dhe a e dini pse? Sepse ata që sot festojnë kanë vrarë babanë tim , personin më të rëndësishëm në jetën time " shkruante në facebook vajza e viktimës.

Sipas Annamaria, e veja e Della Corte, autorët e krimit "nuk kanë treguar kurrë keqardhjen më të vogël për krimin mizor të bërë ndaj një kryefamiljari".

Për vrasjen, i riu u dënua me 16 vjet e gjysmë burg.

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë ka nisur hetimet për procedurat e ndjekura për lejen shpërblyese. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco