Tmerri i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në 15 foto që s'duhen harruar kurrë

Tmerri i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në 15 foto që s'duhen harruar kurrë

09:10, 11/09/2019

Si sot, 18 vjet më parë, një tmerr i paimagjinueshëm goditi Amerikën kur katër avionë u rrëmbyen nga terroristët dhe u përplasën me qëllim në katër ndërtesa të mëdha, përfshirë Kullat Binjake të Nju Jorkut.

Mëngjesin e së matës së 11 shtatorit, një ditë e shkëlqyer me diell, njujorkezët vraponin për në punë apo në shkollë nën një qiell të bukur pa re.

Por në orën 8:46 të mëngjesit ndodhi e paimagjinueshmja: avioni i American Airlines, Fluturimi 11, i nisur për Los Anxhelos, u rrëmbye nga anëtarë të Al Kaedës në aeroportin e Bostonit dhe  iu turr Kullës Veriore të Qendrës Tregtare Botërore.

Njerëzit ngulën sytë më konfuzion dhe mosbesim mbi ndërtesën që nxirrte tym duke pyetur veten se mos ndodhi ndonjë aksident, derisa 17 minuta më vonë, një avion i dytë i United Airlines, Fluturimi 175, goditi edhe Kullën Jugore. Pikërisht në orën 9:03 minuta.

Në orën 10:30 të paradites, Kullat Binjake u shembën, duke bërë që mijëra njerëz të vraponin për të shpëtuar, të mbuluar nga retë e pluhurit dhe urët.

Ndërkohë, 370 kilometra më lartg, një avion i American Airlines, Fluturimi 77 u ngrit mbi ndërtesën e Pentagonit në Vixhinia, në orën 9:37 minuta dhe një tjetër avion, i United Airlines, Fluturimi 93 u përplas në një fushë pranë Shansville, Pensilvani, në 10:03 minuta.

Në më pas se dy orë, 2996 njerëz u vranë dhe më shumë se 6000 u plagosën, përfshirë qindra policë dhe zjarrfikës që vrapuan në skenën e ngjarjen. Fotografët asaj dite kapën këto imazhe të paharrueshme. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco