Brexit, Boris Johnson optimist, thotë se marrëveshja është e mundur

Brexit, Boris Johnson optimist, thotë se marrëveshja është e mundur

08:34, 11/09/2019

Boris Johnson tha se “ka një mënyrë” për të arritur një marrëveshje të re të Brexit, pasi mbrojti vendimin për pezullimin e Parlamentit për pesë javë.

Kryeministri tha se “shumë njerëz” donin një marrëveshje, por ai ishte i përgatitur të  dalë edhe pa një të tollë, nëse është “absolutisht e nevojshme”.

Parlamenti nuk do të rifillojë punën deri në 14 tetor, tre ditë para një samiti të rëndësishëm në lidhje me Brexit me liderët e  BE-së.

Disa  deputetë protestuan kundër pezullimit të Parlamentit, duke mbajtur në dorë mesazhe “Heshtje”, ndërsa bërtisnin kundër Kryeministrit:-“Turp për ty”.

Por z. Johnson kundërshtoi pretendime e deputetëve kundërshtare, duke thënë t se ky ishte një sulm ndaj demokracisë dhe se partive opozitare iu dha shansi për një zgjedhje para afatit të Brexit në 31 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco