Senati çertifikon ‘Conte 2’, Italia zyrtarisht me qeveri

Senati çertifikon ‘Conte 2’, Italia zyrtarisht me qeveri

21:17, 10/09/2019

Ditën e sotme në Itali, qeveria ‘Conte 2’ e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja “Pesë Yjet”  ka marrë votëbesimin edhe në Senat.

Me 169 vota pro ( duheshin 161 minimalisht), 133 kundër dhe 5 abstenim ‘Conte 2’ mori besimin që i nevoitej për të vazhduar me zbatimin e programit të saj.

Ditën e djeshme qeveria e ‘Conte 2’ mori votëbesimin në dhomën e deputetëve, me 343 vota pro, 263 kundër dhe 3 abstenim.

"Ky projekt politik shënon fillimin e një sezoni të ri të reformave që ne kemi besim për zgjidhjen," tha kryeministri në fjalimin e tij para Dhomës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco