Është ‘shuar’ e gjthë familja në një qytet të Francës, ku një person vrau 3 anëtarë të familjes dhe më pas i dha fund edhe vetes.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtëpinë e tyre në Maussanne-les-Alpilles.
Bëhet fjalë për një burrë 75 vjeç, i cili fillimisht vrau vjehrrën 95-vjeçare, kunatin 65 vjeç dhe më pas gruan e tij.
Prokurori tha se viktimat ishin të gjithë të sëmurë.
Asnjë nga fqinjët se ka pritur këtë fund tragjik. Ata u shprehën se prej vitesh me radhë, ai kujdesej për gruan e tij të sëmurë dhe për vjehrrën, i ushqente, i lante dhe i bënte punët e shtëpisë.
© SYRI.net