Uragani shkatërrues 'Dorian' godet ishujt Bahamas

Uragani shkatërrues 'Dorian' godet ishujt Bahamas

15:14, 01/09/2019
A+ Aa A-

Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5 duke iu afruar sot ishujve Bahamas.

Ai pritet t’i godasë këta ishuj me deri dy ditë rreshje shiu të dendur, dallgë të larta dhe erëra të rrezikshme përpara se t’i drejtohet territorit të SHBA, sipas VOA.

Qendra Kombëtare e Uraganëve me qendër në Majemi tha Dorian po sjell erëra me shpejtësi maksimale prej 260 km në orë.

Pasi të jetë vërtitur mbi ishujt Bahamas, uragani pritet të devijojë drejt veriperëndimit dhe mund të mos e godasë drejtpërsëdrejti Floridën.

Komunitetet më në veri, në Georgia dhe Karolinën e Jugut e ngritën nivelin e alarmit për banorët, të cilët po përgatiten, duke mbushur thasë me rërë, ndërkohë që autoritetet po testojnë infrastrukturën.

Megjithëse uragani Dorian duket se ua kurseu Shteteve të Bashkuara një goditje të drejtpërdrejtë, zyrtarët thonë se një stuhi e kësaj kategorie mund të sjellë mjaft dëme në Florida dhe në Karolinën e Jugut e të Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco