Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Ndryshimet klimatike, mesazhi i Papës: Shmangni varësinë ndaj lëndëve djegëse

Ndryshimet klimatike, mesazhi i Papës: Shmangni varësinë ndaj lëndëve djegëse

14:52, 01/09/2019
A+ Aa A-

Papa Françesku i ka bërë thirrje qeverive që të shfaqin “vullnet politik” dhe të ndërmarrin hapa drastikë për ndryshimet klimatike, duke thënë se është koha që të hiqet dorë nga varësia nga lëndët djegëse.

Papa bëri këtë apel gjatë mesazhit të sotëm, që shënon nisjen e disa javëve të lutjeve nga të krishterët, për të rritur ndërgjegjësimin politik rreth ndotjes dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore, raporton Rel.

Papa Franpesku tha se samiti për Veprim Klimatik i OKB-së, që pritet të mbahet më vonë gjatë këtij muaji, në të “qeveritë do të kenë përgjegjësinë për të shfaqur vullnet politik për të ndërmarrë masa drastike”, që të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur që të mos ketë më emetime të gazit serë dhe të kufizohet rritja mesatare e temperaturës globale në përputhje edhe me marrëveshjen e klimës të Parisit.

Ai tha se ndotja, përdorimi i vazhdueshëm i karburanteve, shpyllëzimi janë disa nga shkaqet që njeriu ka bërë, për të kontribuar në ngrohjen globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco