Gjermanët votojnë sot në dy lande lindore, pritet ‘tërmet’ nga të djathtët

Gjermanët votojnë sot në dy lande lindore, pritet ‘tërmet’ nga të djathtët

11:19, 01/09/2019
A+ Aa A-

Këtë të dielë (01.09) votohet në dy landet gjermanolindore, Saksoni e Brandenburg.

Zgjedhjet po ndiqen me shumë interes, pasi rezultatet mund të shkaktojnë tërmet politik, për shkak të forcimit të populistëve të djathtë, sipas DW.

Kutitë e votimit janë hapur ndërkohë këtë të dielë në dy landet gjermanolindore, Saksoni dhe Brandenburg.

2,1 milionë qytetarë janë thirrur në Brandenburg të japin votën e tyre, kurse në Saksoni votojnë afër 3,3 milionë zgjedhës për parlamentin e ri të landit.

Në të dyja landet qytetarët mund të shenjojnë me kryqin e parë votën për kandidatin e drejtpërdrejtë të qarkut zgjedhor, kryqi i dytë vihet tek lista e partive, 11 parti janë të renditura në Brandenburg dhe 19 në Saksoni.

Në Saksoni qytetarët lejohet të votojnë nga mosha 18-vjeç kurse në Brandenburg nga mosha 16 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco