VIDEO/ 'Dy koka në një trup', zbulohet breshka e rrallë

VIDEO/ 'Dy koka në një trup', zbulohet breshka e rrallë

09:22, 31/08/2019
A+ Aa A-

Një breshkë e rrallë deti me dy koka është zbuluar në bregut e Hilton Head duke lënë ekspertët pa fjalë.

Ajo bënte një jetë normale në ishullin e Karolinës së Jugut. Pavarësisht pamjes së pazakontë, ekspertët thonë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse ky lloj anormaliteti është në fakt dicka normale.

Menaxherja e breshkave të ujit në ishull, Amber Kuehn tha se kafshët e tilla janë shumë të rralla.

“Është dicka e rrallë, por jo për tu shqetësuar. Disa njerëz mendojnë se shkaktohet nga rrezatimi në ujë, por nuk është dicka e tillë, ndodh në natyrë periodikisht. Në Karolinën e Jugut, pasi vërejmë se është ndërtuar një fole, e lëmë tre ditë për t'u siguruar që gjithçka të dalë në mënyrë të natyrshme”, tha ajo.

https://video.syri.net/embed/lkgRllPhHxomU1L

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco