Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Amazonë, pemë që digjen dhe tym që shkrihet me qiellin

VIDEO/ Amazonë, pemë që digjen dhe tym që shkrihet me qiellin

09:02, 31/08/2019
A+ Aa A-

Pamjet me dron në Amazonë tregojnë çfarë po ndodh me flakët që përhapen çdo ditë e më shumë.

Pemë që digjen dhe tymi që "bashkohet" me qiellin, kjo është gjithçka shohim nga pyjet tropikale, raporton VOA.

Këto pamje i kanë hidhëruar të gjithë pasi po digjen pyjet e Amazonës, të cilat cilësohen se prodhojnë 30% të oksigjenit.

Shqetësimi ka arritur deri tek liderët botërorë, të cilët në samitin e G7 vendosën që të dhurojnë 22 milionë dollarë për të ndihmuar me luftën kundër zjarreve.

Por Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro nuk e pranoi ndihmën e vendeve të G7 dhe u zotua në një fjalim drejtuar kombit se do mobilizonte ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e flakëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco