Kriza qeveritare në Rumani, humb pikë Dancila, 'nëna e kombit'

Kriza qeveritare në Rumani, humb pikë Dancila, 'nëna e kombit'

07:43, 30/08/2019 Nga Robert Schwartz
A+ Aa A-

Në Rumani dështoi koalicioni qeverisës i socialdemokratëvde (PSD) dhe liberalëve të majtë ALDE. PSD-ja postkomuniste sërish po humbet peshën politike si parti, mendon Robert Schwartz.

Nga Deutsche Welle

Një Déja-vu à la rumune: Pak para zgjedhjeve presidenciale sërish shpërbëhet një koalicion qeverisës gjithësesi i brishtë. Tradhëti, humbje besimi, sharje dhe akuza reciproke dhe një mocion votëbesimi: Kështu bëhet politika në Rumani e jo vetëm kësaj here.   

Socialdemokratët të mbetur në dorën e kryeministres Viorica Dancila nuk duan më të kapen pas pushtetit me një qeveri të pakicës, partia pseudio-liberale ALDE po farkëton aleanca me të larguarit prej radhëve të PSD-së të ish-kryeministrit Victor Ponta, konservatorët nacional-liberalë (PNL) në opozitë po zgjohen, por megjithatë nuk kanë guxim që të marrin qeverinë. Vendi pavarësisht rritjes ekonomike është keqmenaxhuar, rritja e motivuar politikisht e pagave dhe pensioneve nuk është e mbuluar financiarisht, projektet e shpallura me të madhe para tre vjetësh në sistemin e shëndetësisë dhe në infrastrukturën e dobët ende nuk janë vënë në jetë.  Kush merr përsipër tani drejtimin e qeverisë, ka një pikënisje të vështirë.

Pa reputacion ndërkombëtar - e madje të pavlerësuar edhe prej vet socialistëve europianë

PSD, që ende po qeveris, ndodhet përballë një pirgu problemesh. Që prej fitores bindëse të tyre në fund të vitit 2016 socialdemokratët sipas anketimeve kanë humbur gati gjysmën e votave, dhe janë distancuar prej tre kryeministrave dhe gati 100 ministrave. Udhëheqësi i tyre i madh "Maximo Líder" Liviu Dragnea ndodhet në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kryetarja komisare e partisë Dancila, është një kukull e Dragneas, përmes karuzelit të posteve ajo përpiqet të shpëtojë pozicionin e vet dhe po e çon partinë e qeverinë në një udhë pa krye. Në opinionin ndërkombëtar PSD nuk gëzon reputacion për shkak të sulmeve të vazhdueshme të saj  ndaj shtetit ligjor dhe drejtësisë - madje atë nuk e vlerësojnë as brenda radhëve të partive socialiste europiane.     

Dancilas i është hapur oreksi dhe pa marrë parasysh humbjet ajo do të vazhdojë edhe më tej. Qëllimi i saj është posti presidencial. Kjo është arsyeja kryesore për krizën e re qeveritare. Kryetari i ALDE-s dhe njëkohësisht president i senatit Calin Popescu-Tariceanu kishte llogaritur shanse të mira që të paraqitej si kandidati kryesor i koalicionit qeveritar. Por kryeministrja, një ekzekutuese e zellshme e idolit të saj Dragnea dhe e panjohur deri më sot, e pengoi atë. Ajo synon vet të kandidojë për presidente në shtator duke e inskenuar synimin e saj me pompozitet të madh. Që si rrjedhojë qeveria mund të dështonte, këtë ajo e ka marrë fort mirë parasysh.

Sondazhet negative për Dancilan

Dancila prej kohësh e konsideron veten si nëna e kombit, që është e predestinuar për detyra të mëdha. Por ajo harron, që aktualisht sondazhet për të janë katastrofike: Me 7,5 përqind ajo nuk kalon dot as në shortlist të kandidatëve. Mbajtësi aktualisht i postit të presidentit Klaus Iohannis, që do të rikandidojë dhe mbështetet nga PNL, sipas sondazheve kryeson i vetëm me 40 përqind.

S'ka dyshim, që PSD prej disa kohësh është në rënie të vazhdueshme. Me këtë dështim tani partia shumë shpejt mund të humbasë tërësisht peshën politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco