Aksident ajror në Majorka/ 7 të vdekur

Aksident ajror në Majorka/ 7 të vdekur

18:28, 25/08/2019
A+ Aa A-

Të paktën 7 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përplasjes në ajër të një helikopteri me një tjetër mjet fluturues.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Majorka të Spanjës, ndërsa raportohet se dy prej viktimave ishin nga 18 vjeç.

Në bordin e helikopterit ndodheshin 5 të rritur dhe dy të mitur, ndërsa në avionin e lehtë ndodheshin dy persona.

Presidenti rajonal Francina Armengol tha se ekipet e urgjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa është dërguar edhe një prej ministrave të qeverisë.

Fotografitë e vëna në dispozicion nga shërbimi zjarrfikës vendas treguan mbetjet nga dy mjetet fluturues.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu solidaritet me familjarët e viktimave.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco