Godet me leve partneren, humb jetën 34-vjeçarja italiane

Godet me leve partneren, humb jetën 34-vjeçarja italiane

22:06, 24/08/2019

Një 34-vjeçare e goditur nga partneri i saj humbi jetën në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mëngjes në Copparo, në provincën e Ferrara.

Policia ka vënë në pranga një burrë 52-vjeçar. Viktima, në gjendje shumë të rëndë, pasi u godit në kokë me një levë, u transportua në spital.

Por mjekëve nuk u kishte mbetur asgjë për të bërë.

Parneri i viktimës u ndalua menjëherë nga karabinierët dhe u dërgua në paraburgim. Motivi, për shkaqe xhelozie.

Të dy, të cilët kishin pasur një lidhje dashurie prej disa kohësh, kishin lënë takim këtë mëngjes për të kaluar ditën së bashku, sipas hetimeve të para të karabinierëve, por pati sherr mes tyre, më pas degjeneroi në dhunë dhe burri, i cili ishte i martuar me një grua tjetër, me levë e goditi viktimën në mënyrë të përsëritur në kokë, cka i shkaktoi vdekjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco