Abuzoi seksualisht me gruan disa vite më të madhe, arrestohet 18-vjeçari përdhunues

Abuzoi seksualisht me gruan disa vite më të madhe, arrestohet 18-vjeçari përdhunues

19:01, 24/08/2019
A+ Aa A-

Një adoleshent është arrestuar nga karabinierët e Specchia, në provincën e Leçes, pasi akuzohet se abuzuar seksualisht me një grua disa vite më të madhe dhe e ka dhunuar atë.

Sipas mediave italiane, 18-vjeçari të cilit i janë publikuar vetëm inicialet R. P., ka sulmuar dhe abuzuar seksualisht duke e kërcënuar më 26 korrik, një grua të cilën e kishte parë në një park, i kishte pëlqyer dhe më pas e kishte ndjekur këmba këmbës.

Viktima, pasi mori ndihmën e parë në spital, bëri një denoncim.

Hetimet u ndihmuan edhe nga rrëfimi i dëshmitarëve dhe kamerat e sigurisë që kishin pikasur 18 vjeçarin.

Gruaja e njohu atë mes fotove që i treguan policët. Gjykata vendosi për të riun arrest me burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco