Ceremoni përkujtimore për 300 viktimat e tërmetit të Amatriçes në Itali

Ceremoni përkujtimore për 300 viktimat e tërmetit të Amatriçes në Itali

18:32, 24/08/2019
A+ Aa A-

Italia kujton sot tragjedinë e tërmetit që natën e 24 gushti të 2016, shkaktoi rreth 300 viktima në pjesën qëndrore të vendit, në rajonin e Lazios e Marche.

Në ora 03: 36 min të mëngjesit të asaj dite të kobshme,  nje lëkundje sizmike 6.1 ballë  goditi Italinë qëndrore, duke e shëndrruar në gërmadhë qytezën antike Amatrice e disa komuna pranë saj, Accumoli, Arquata del Tronto, Pecara del Tronto e Norcia.

Mes viktimave ishte dhe shqiptari Erjon Toro i martuar e baba i dy vogëlusheve që në atë kohë ishin vetëm  5 e 3 vjeçë. Prej disa vitesh familja shqiptare jetonte në komunën e Amatrices, ku gjatë tërmetit mbetën të plagosur bashkëshortja e tij dhe dy vajzat.

Sot në këtë ditë përkujtimore të tragjedisë,  familjarët e viktimave kanë kërkuar heshtje nga media e autoritetet shtetërore.

"Për respekt të kujtimit të viktimave e të familjarëve të tyre  sot në këtë ditë të trishtë kërkojmë të qëndrojmë mes nesh, pa telekamera e praninë e personave jashtë komunitetit tonë. Jemi 364 ditë të vitit në dispozicion të tyre e sot kërkojmë të qëndrojmë vetëm" , ka informuar kryetari i bashkisë së  Amatrices Antonio Fontanella.

Në kishën Shën Agostino u mbajt gjatë natës cerimonia e leximit të emrave të viktimave të shoqëruar me tingullin e këmbanave.

Për herë të parë nga dita e kësaj tragjedie familjarët e viktimave kanë hyrë në "zonën e kuqe"  më e goditura nga tërmeti, në rrugën qëndrore te qytezën e kanë mbajtur një manifesti të heshturme pishtarë, qirinje fotografi të viktimave në duar..

3 vite nga termeti janë rreth 80 vepra publike   shkolla  spitale, kisha, rrugë, bashki etj  në fazë rindertimi me vlerë mbi 130 milione euro.

Në Amatrice pothuajse ka përfunduar procesi i heqjes së gërmadhave e ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të parë privat  të banesave të reja.

Dioqeza e Rietit po punon për rindërtimin e 70 kishave të shkatërruara, ndërsa autoritetet gjyqësore kanë hapur disa proces hetimore mbi shëmbjen e disa ndërtesave të rindërtuara gjatë viteve të fundit  e që nuk kanë respektuar parametrat antisizmikë. Dëmi material që shkaktoj ky tërmet llogaritet të jetë mbi 23 miliardë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco