Malta ‘hap portat’ për anijen me 356 emigrantë

Malta ‘hap portat’ për anijen me 356 emigrantë

20:36, 23/08/2019
A+ Aa A-

Malta pranoi të lejojë ankorimin e një anijeje shpëtimi me 356 migrantë kryesisht nga Sudani, mes tyre më shumë se 100 të mitur.

Malta i dha leje anijes Ocean Viking me flamur norvegjez të ankorohet në brigjet e saj, pasi gjashtë vende evropiane arritën marrëveshje për të pranuar emigrantët, raporton VOA.

Anija kishte qëndruar në Mesdhe prej dy javësh, në pritje të hyrjes në port.

Emigrantët po merren nga Franca, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Rumania. Agjensia franceze e lajmeve tha se asnjë prej emigrantëve nuk do të qëndrojë në Maltë.

Mjekët në bordin e anijes së shpëtimit, thanë se emigrantët janë të traumatizuar dhe pritja në mjediset e mbyllura të anijes e ka rënduar gjendjen e tyre psikologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco