Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Lajm i keq për emigrantët që kalojnë nga Franca për në Britani

Lajm i keq për emigrantët që kalojnë nga Franca për në Britani

20:13, 23/08/2019
A+ Aa A-

Britania e Madhe do të kthejnë migrantët, që në mënyrë të paligjshme, përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit nga Franca, tha të premten kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Ne do t’ju kthejmë përsëri”, tha Johnson, kur u pyet se cili ishte mesazhi i tij për migrantët e paligjshëm, pasi autoritetet zunë një varkë migrantësh në brigjet e jugut të Anglisë. “Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të konsiderohet si një vend, ku ju mund të vini në mënyrë të paligjshme”, tha Johnson.

Rreth 65 persona që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe, në mënyrë të paligjshme, me anije të vogla, janë kthyer në vendet evropiane, tha ministria e Brendshme, raporton Rel.

Gjatë këtij viti, më shumë se 950 njerëz, përfshirë të paktën 80 fëmijë, kanë kaluar kanalin që e lidhë Francën dhe Britaninë e Madhe, përmes anijeve të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BEQIR MUCEKU25/08/2019 22:47

Jashtë orbitës telefoni imë

Shto koment

Denonco