VIDEO/ Boris Johnson ‘pushton’ zyrën e Macron në Elysee

VIDEO/ Boris Johnson ‘pushton’ zyrën e Macron në Elysee

22:24, 22/08/2019
A+ Aa A-

Një fotot zyrtare e Boris Johnson me këmbët në tryezën e Macronit, ka krijuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Komentuesit e quajtën Johnson të pasjellshëm dhe veprimin e tij “një turp për të gjithë vendin”.

Megjithatë, një video e shfaqur pak më vonë tregoi se dy udhëheqësit ishin duke bërë shaka me njëri-tjetrin në atë çast.

 

 

Kryeministri britanik Boris Johnson vijon përpjekjet për të siguruar mbështetje për një marrëveshje të re për Brexit-in. Ai i tha presidentit Emmanuel Macron se deri më 31 tetor ka kohë të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje.

Por si në Berlin, ashtu dhe në Paris, Johnson nuk mundi të sigurojë dot mbështetje. Çështja kryesore është ajo e kufirit midis provincës së Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco