Protestë ndaj ‘shtypjes politike’, Moska refuzon kërkesën e opozitës

Protestë ndaj ‘shtypjes politike’, Moska refuzon kërkesën e opozitës

19:28, 22/08/2019
A+ Aa A-

Një kandidate opozitare për zgjedhjet lokale të Moskës ka thënë se autoritetet lokale kanë refuzuar që t’i miratojnë kërkesën për mbajtje të protestave në kryqytetin rus më 31 gusht.

Lyubov Sobol ka thënë të enjten se aktivistët kanë propozuar tri vende për mbajtje të marshit, në shenjë proteste ndaj “shtypjes politike”, mirëpo secila kërkesë është hedhur poshtë, raporton Rel.

Ajo ka thënë se kërkesa i është refuzuar me arsyetimin se të gjitha vendet për mbajtje të protestës do të “ndërhynin” në trafikun rrugor, në transport apo “infrastrukturë shoqërore”.

Ajo ka thënë se autoritetet nuk i kanë ofruar alternativë se ku do të mund të mbaheshin protestat, andaj i ka bërë thirrje qytetit që të “ndalë pjesëmarrjen në provokime duke treguar mosrespekt ndaj banorëve të Moskës dhe të sigurojë të drejtën dhe lirinë për t’u shprehur”.

Në muajin e fundit janë organizuar një varg protestash në Moskë, pasi autoritet i kanë ndaluar pjesëmarrjen në garë opozitares Sobol dhe kandidatëve tjerë të pavaruar, për këshillin e Moskës me 45 vende.

Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë marshimet, të cilat i ka përshkruar si “tubime ilegale” dhe ka ndalur më shumë se 2,000 persona, çka ka nxitur dënim nga ndërkombëtarët.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë rëndësinë e protestave, duke thënë se ato janë vetëm pjesë e “tensioneve” parazgjedhore.

Zgjedhjet për këshillin e Moskës do të mbahen më 8 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco