Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vrau studenten me 1998, ekzekutohet me injeksion autori

Vrau studenten me 1998, ekzekutohet me injeksion autori

10:29, 22/08/2019
A+ Aa A-

Një i burgosur është ekzekutuar, pasi akuzohet për rrëmbimin, përdhunimin dhe mbytjen e një studenteje 19-vjeçare, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

48-vjeçarit, Larry Swearingen u ekzekutua me injeksion vdekjeprurëse në Teksas, pasi shteti nuk arriti ta ekzekutonte atë në pesë raste të mëparshme.

Fjalët e fundit të Swearingen në dhomën e ekzekutimit ishin 'Zoti i fali ata. Ata nuk dinë se çfarë bëjnë'.

Në një deklaratë të fundit, të botuar pas vdekjes së tij, vrasësi tha: "Sot Shteti i Teksasit vrau një njeri të pafajshëm. Shumë njerëz morën pjesë në rrëzimin tim, duke filluar me Policinë e Qarkut Montgomery i cili më arrestoi në mënyrë të padrejtë."

Avokatët e tij kanë argumentuar prej kohësh se provat shkencore - përfshirë ADN-në nën thonjtë e viktimës që nuk ishin ato të Swearingen - duhet ta kishin shfajësuar atë.

Por prokurorët kanë pohuar se provat dëshmuan se ai ishte fajtor. Ata thanë që ADN-ja mund të vinte nga prishja e provave.

Ai u shpall fajtor në vitin 2000 për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e Trotter, e cila u zhduk në dhjetor 1998 dhe u gjet e vdekur në një zonë me pyje të dendur në Pyllin Kombëtar Sam Houston në Teksas 25 ditë më vonë.

Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimet me Vdekje, Swearingen është i burgosuri i 12-të që u ekzekutua në SHBA.

FacebookTëitterGoogle+LinkedInStumbleUponTumblrPinterestReddit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco