Luanët sulmojnë për vdekje ‘njeriun luan’…

Luanët sulmojnë për vdekje ‘njeriun luan’…

09:51, 22/08/2019
A+ Aa A-

Një burrë rreth 70-vjeç nga Afrika e Jugut është vrarë për vdekje nga luanët, të cilët i trajnonte vetë.

Viktima është identifikuar si Leon Van Biljon dhe u sulmua kur po përpiqej të rregullonte një gardh të thyer në rrethimin e kafshëve.   

Sipas mediave të huaja, ai i mësonte ti bindeshin komandave, i ushqente dhe i bënte shëtitje vazhdimisht. Shumë thonë se njihej si "Njeriu Luan".

Ndërkohë, të tjera media raportojnë se tre luanët Rambo, Katryn dhe Nakita mbaheshin në pronë, ku i ofrohej cdo gjë që i nevojitej. Por ishte vetëm njëri prej tyre që sulmoi Leon duke i shkaktuar vdekjen.

Zëdhënësja e policisë Connie Moganedi konfirmoi se 70-vjecari u vra nga luanët të martën rreth mesditës.

"Fqinjët u përpoqën të ndihmonin viktimën, por fatkeqësisht ishte rrethuar nga luanët dhe nuk arriti ti mbijetonte plagëve", tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco