Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Synimi ekstrem i Trump: Fëmijët e emigrantëve që lindin në SHBA, nuk marrin nënshtetësi

Synimi ekstrem i Trump: Fëmijët e emigrantëve që lindin në SHBA, nuk marrin nënshtetësi

08:45, 22/08/2019
A+ Aa A-

Në vazhdën e premtimeve të dhëna gjatë fushatës së kaluar presidenciale por edhe si parapërgatitje për të siguruar një mandat të dytë presidenti Trump i është rikthyer sërish projekteve të tija anti-emigrant. Kështu së fundmi mësohet se Presidenti Donald Trump po mendon që të lëshojë një urdhër ekzekutiv i cili do të anulojë të drejtën e nënshtetësisë amerikane, për fëmijët e emigrantëve të lindur brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.

“Po merremi shumë seriozisht me këtë gjë, me të drejtën e nënshtetësisë kur lind një fëmijë në tokën tonë. Kalon kufirin, bën një fëmijë dhe urime, bebja tani është shtetas amerikan. Po e ndjekim me shumë, shumë seriozitet”, u shpreh ai në një dalje të fundit për gazetarët.

Nuk është hera e parë që Presidenti ka përmendur shfuqizimin e amendamentit të 14 në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, pasi e paralajmëroi vitin e kaluar, duke e quajtur këtë amendament qesharak.

 “Lind në SHBA dhe për 85 vite je shtetas amerikan, me gjithë përfitimet që kjo sjell”, kishte deklaruar Trump për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco