Vranë me thikë babain abuzues, qytetarët kërkojnë lirimin e tre motrave

Vranë me thikë babain abuzues, qytetarët kërkojnë lirimin e tre motrave

08:18, 22/08/2019
A+ Aa A-

Në vitin 2018, tre motra adoleshente therën për vdekje babanë e tyre ndërsa po flinte në apartamentin ku jetonin në Moskë.

Pas hetimeve u konfirmua se babai kryente abuzime fizike dhe psikologjike ndaj vajzave prej vitesh.

Të dënuara për vrasje, motrat dhe historia e tyre është kthyer në një prej debateve më të përfolura në Rusi. Plot 300 mijë persona kanë firmosur një peticion për lirimin e tyre. 

Çfarë ndodhi me babain e tyre?

Në mbrëmjen e 27 korrikut 2018, Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç thirri vajzat një nga një në dhomë, dy prej të cilave ishin minorene. Ai i rrahu se nuk kishin pastruar mirë apartamentin dhe i hodhi spraj piperi në fytyrë.

Menjëherë pasi e zuri gjumi, vajzat e sulmuan me thikë duke i lënë 30 plagë në trup, të cilat i morën jetën.

Kristina Khachaturyan, 19 vjeçe dhe motrat e saj Angelina, 18 vjeçe, Maria, 17 vjeçe thanë se vuanin nga duart e babait të tyre 'tiranik'.

 “Ne e urrenim atë dhe donim që vetëm një gjë të ndodhte: të zhdukej dhe të mos e shikonim më kurrë”, u shprehën vajzat pas ngjarjes së rëndë.

Raportet që citojnë policinë thonë se motrat rrëfejnë vrasjen e babait të tyre duke pretenduar se vuajtën vite abuzimi nga burri, për të cilin thuhet se ishte varur nga heroina.

Nëse marrin dënim me burg, ato rrezikojnë të qëndrojnë pas hekurave 10-15 vite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco