Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Tetë vjeçari voziste me 140 km/h në autostradë

Tetë vjeçari voziste me 140 km/h në autostradë

23:25, 21/08/2019
A+ Aa A-

Një 8-vjeçar në Gjermani 'vodhi' makinën e prindërve të tij për një shëtitje në autostradë me 140 km/h, ka thënë policia.

Fëmija u gjet të mërkurën në mëngjes në autostradën A44 i qetë, duke shkuar drejt qytetit të Dortmundit.

Ai kishte vendosur dritat e paralajmërimit të rrezikut dhe kishte vendosur një trekëndësh të vogël paralajmërues pas makinës.

Pasi u gjet, policia tha se djali vogël u tha atyre: "Unë thjesht doja të vozisja pak", para se të shpërthente në lot, sipas BBC.

Nëna e fëmijës, njoftoi policinë rreth orës 00:25 me kohën lokale (22:25 GMT) se djali i tyre kishte ikur nga shtëpia, me automjetin e familjes, tip Golf në qytetin perëndimor të Soest.

Ai  kishte drejtuar më parë makina në pronë private dhe rregullisht udhëtonte me makina dhe kamionë.

Rreth orës 01:15, nëna u tha autoriteteve se e kishin gjetur fëmijën e saj në një autostradë në A44 duke shkuar drejt Dortmundit, me makinë.

Asnjë dëmtim pronë ose apo njerëzish nuk u raportuan gjatë ekskursionit të natës vonë, konfirmoi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco