Trump e akuzon se po dërgon ‘sinjale të ndryshme’ te iranianët, Macron konfirmon takimin me ta

Trump e akuzon se po dërgon ‘sinjale të ndryshme’ te iranianët, Macron konfirmon takimin me ta

22:42, 21/08/2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të takohet me zyrtarët iranianë përpara samitit të G7-ës që mbahet këtë fundjavë. Ai deklaroi se do të bëjë propozime për të ndihmuar uljen e tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit. “Në orët e ardhshme do të kem takime me iranianët për të bërë disa propozime”, u tha Macron gazetarëve.

Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi më herët gjatë kësaj jave se ai do të takohet të premtën me Macronin dhe ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian. Dy diplomatë francezë konfirmuan se një takim i përbashkët ka të ngjarë të ndodhë të premtën, por që ai nuk ishte bërë publik për shkak të ndjeshmërisë.

Gjatë muajve të fundit, Franca ka kërkuar të luajë një rol të ndërmjetësueses, pasi marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po përkeqësohen.

Më 9 gusht, presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron për dërgim të “sinjaleve të ndryshme” në Iran, sa i përket mundësisë së zhvillimit të bisedimeve me Uashingtonin.

“Irani është në gjendje të vështirë financiare. Zyrtarët iranianë janë të dëshpëruar dhe duan të flasin me Shtetet e Bashkuara, mirëpo ata që po pretendojnë të na përfaqësojnë neve, janë duke u dhënë mesazhe të ndryshme, duke përfshirë presidentin Macron të Francës”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco