Merkel sigurohet nga Johnson, do arrijë marrëveshjen e 'Brexit' në 30 ditët e ardhshme

Merkel sigurohet nga Johnson, do arrijë marrëveshjen e 'Brexit' në 30 ditët e ardhshme

21:11, 21/08/2019
A+ Aa A-

Angela Merkel i dha sot një shtytje ‘Brexit’ të Boris Johnson, pasi ajo tha se ky hendek mund të kapërcehej, nëse Mbretëria e Bashkuar mund të dalë me alternativa praktike dhe të realizueshme brenda 30 ditëve të ardhshme, por ajo gjithashtu insistoi se Gjermania është e gatshme për një ndarje pa marrëveshje.

Kancelarja gjermane theksoi se, nëse Britania e Madhe mund të zgjidhë konkluzionet e protokollit kufitar me shtetin irlandez, atëherë ajo do të ishte e gatshme të dëgjonte propozimet, sipas Dailymail.

Z. Johnson mirëpriti afatin kohor të 'hedhjes dritë' mbi alternativat konkrete, pasi tha se ishte dakord që "zgjidhja ngelet tek ne për t'i prodhuar zgjidhjet", pasi sugjeroi se qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Theresa May, nuk kishte arritur të përcaktonte si duhet alternativa.

Komentet erdhën ndërsa dyshja u takuan për herë të parë në Berlin për një darkë pune, ku Z. Johnson pritet të bëjë të qartë se ai është serioz në lidhje me nxjerrjen e Britanisë së Madhe nga BE, deri në afatin aktual 31 tetor me ose pa një marrëveshje .

Nesër, ai do të udhëtojë për në Paris për një takim dreke me presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa përpiqet të bindë liderët evropianë të rinegociojnë kushtet e divorcit të Britanisë nga blloku BE-së, diçka që ata deri më tani nuk kanë pranuar të bëjnë.

Berlini, Parisi dhe Brukseli me paramendim i kishin vendosur më herët, të gjitha pikat e çështjes kryesore të daljes nga BE, për të cilën z. Johnson ka këmbëngulur se duhet të fshihen për një marrëveshje të re që do të bëhet.

Më poshtë konferenca për shtyp e mbajtur nga dy udhëheqësit, Merkel dhe Johnson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco