Përmbytjet në Kinë kanë shkaktuar më shumë se 201 viktima

Përmbytjet në Kinë kanë shkaktuar më shumë se 201 viktima

18:22, 21/08/2019
A+ Aa A-

Të paktën 201 persona kanë humbur jetën, ndërsa 63 rezultojnë të zhdukur në përmbytjet e mëdha të cilat e goditën Kinën në korrik dhe gusht, raportuan autoritetet lokale.

Përmbytjet e fundit ndodhën në provincën Siçuan, ku sipas të dhënave, humbën jetën tetë persona, ndërsa 23 rezultojnë të zhdukur.

Paraprakisht gjatë këtij muaji, kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa u zhdukën nëntë të tjerë, gjatë goditjes së tajfunit Lekima.

Bilanci i përgjithshëm i viktimave muajin e kaluar është 154, ndërsa mbi 1,3 milionë persona janë shpërngulur për shkak të motit të keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco