SHBA i refuzon vizën partneres së kryeministrit

SHBA i refuzon vizën partneres së kryeministrit

16:40, 21/08/2019
A+ Aa A-

Carrie Symonds, partnerja e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, raportohet se i është refuzuar viza për të hyrë në SH.B.A. për shkak të një udhëtimi pesë-ditor në Somaliland në Afrikën Lindore vitin e kaluar, një rajon me trazira të mëdha politike.

Ditën e sotme, ajo u pa duke lënë ndërtesën e re të Ambasadës së SHBA në Nine Elms në Londrën Jug-West, ndërsa ajo doli nga një derë e pasme dhe hipi në një makinë Honda të zezë që ishtë në pritje, ndërsa e ndiqtenjë roje sigurie G4S, sipas Daily Mail.

Symonds, e cila u zhvendos në “10 Downing Street” kur Johnson u bë kryeministër në korrik, po shpresonte të vizitonte SHBA-në ditët e ardhshme, si pjesë e rolit të saj si këshilltare e një organizate jofitimprurëse mjedisore me qendër në SHBA.

Sidoqoftë, autoritetet amerikane kanë bllokuar hyrjen e saj. Gazeta raporton se gjatë udhëtimit të saj për vitin 2018 në Somaliland, një vend që nuk ka marrëdhënie diplomatike me SH.B.A., Symonds u takua me Muse Bihi Abdi, i vetë-deklaruari president i vendit, për të diskutuar mbi ndotjen e detit dhe gjymtimin e organeve gjenitale të grave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco