Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Ariu sulmon dhe vret muzikantin francez në Kanada

Ariu sulmon dhe vret muzikantin francez në Kanada

09:28, 21/08/2019
A+ Aa A-

Një artist francez, i cili i përdorte tingujt e natyrës në muzikën e tij, është mbytur nga një ari në Kanada.

Miqtë e tij thanë se Julien Gauthier, 44 vjeç, ishte viktimë e një sulmi të një ariu që hyri në një kamp afër fshatit Tulita në pjesën veriperëndimore të Kanadasë. Policia ende nuk e ka identifikuar publikisht viktimën.

Ai ishte duke udhëtuar së bashku me biologen Camille Toscani në një zonë pak të banuar në veriperëndim të Kanadasë, ku po incizonte zëra të rinj për punën e tij në muzikë. Ata kishin planifikuar të udhëtonin nga Fort Providence në Inuvik, qytete me nje largesi nga njeri tjetri reth 1600 kilometra.

Toscani I tha gazetës franceze “Le Parisien” se ariu hyri në kampin e tyre gjatë natës dhe e tërhoqi zvarrë muzikantin Gauthier.

Policia malore e Kanadasë tha se e kanë pranuar një telefonatë nga Toscani pasi ajo kishte arritur të kontaktonte me një grup tjetër të udhëtarëve pas sulmit nga ariu. Për shkak të motit të lig, policia nuk mundi ta gjente trupin e muzikantit deri të nesërmen.

Zyrtarët kanadezë ende nuk e kanë identifikuar llojin e ariut që është përfshirë në këtë incident, por thanë se i kanë vrarë një ari të zi dhe një të murrmë si pjesë e hetimeve për këtë rast. Trupat e kafshëve do të analizohen për të parë se a kanë qenë të përfshira në sulm, shkruan “The Guardian”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco