Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Trump: Premtoj që nuk do bëj këtë në Greenland

Trump: Premtoj që nuk do bëj këtë në Greenland

23:20, 20/08/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së hënës, Presidenti publikoi një foto në Twitter të modifikuar, të qytetit bregdetar me shtëpi të vogla shumëngjyrëshe dhe me një rrokaqiell që mban emrin e tij.

“Unë premtoj se nuk do ta bëj këtë në Greenland!"-shkroi Trump.

Image

Postimi erdhi një ditë pasi ai konfirmoi lajmet se ka në mendje idenë e blerjes së territorit autonom danez.

Donald Trump mund të dëshirojë ta blejë Greenland-ën, por premton se nuk ka plan të zbukurojë brigjet e ishullit me një “Kullë Trump”.

"Strategjikisht është interesante dhe ne jemi të interesuar por do të flasim pak me ata,"-u tha Trump gazetarëve të dielën.

Lajmet për interesin e presidentit për blerjen e ishullit të akullt u bënë virale në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco