Ish-ministri gjendet i vdekur, ishte me pushime në Kroaci

Ish-ministri gjendet i vdekur, ishte me pushime në Kroaci

17:06, 20/08/2019
A+ Aa A-

Mediat e huaja raportojnë se 67-vjeçari ka ndërruar jetë këtë mëngjes nga një sulm në zemër, teksa ishte me pushime në Kroaci.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ishullin e Braçit, në Kroaci, ku ka humbur jetën ish-ministri austriak i Çështjeve Sociale dhe ish-kreu i Unionit të Sindikatave Austriake, Rudolf Hundstorfer.

Gruaja e tij, Karin, e gjeti të vdekur në tarracën e shtëpisë. Hundstorfer u përfshi në sindikatë më 1970 dhe më 1990 iu bashkua qeverisë lokale dhe asaj qendrore të Vjenës.

Ai ishte për shumë vite kryetar i sindikatave të Austrisë dhe nga ai pozicion deri në 2008 deri në 2016 ishte Ministër i çështjeve Sociale.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2016, Hundstörfer hyri si kandidat për Partinë Social Demokratike të Austrisë (SPO) në garën për postin e kryetarit të shtetit.

Presidenti austriak, Alexander van der Belen, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, duke theksuar se ishte një njeri me të cilin të gjithë mund të flisnin, nga politikanë të lartë e deri tek punëtorë të zakonshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco