VIDEO/ Mori peng autobuzin me dhjetra njerëz, vritet agresori

VIDEO/ Mori peng autobuzin me dhjetra njerëz, vritet agresori

15:32, 20/08/2019
A+ Aa A-

Një burrë i armatosur ka mbajtur peng dhjetëra njerëz në një autobus në Rio de Janeiro duke  kërcënuar se do ti vërë zjarrin automjetit, ka thënë policia braziliane.

Policia Federale e Autostradës tha që negociatat ishin duke u zhvilluar me njeriun që ka mbajtur peng shume që prej orës 5.30 të mëngjesit në kohën lokale në një urë të ngjeshur që lidh periferinë e Sao Goncalo me qendrën e Rio-s.

Gjashtë pengjet e liruara kanë treguar sipas policisë se burri kishte derdhur benzinë ??në autobus dhe kishte kërcënuar se do ti vinte flakën me gjithë njerëzit që ndodheshin brenda.

Ndërkohë në një njoftim të dytë, policia bën me dije se personi që nuk është identifikuar ende, është vrarë dhe fatmirësisht operacioni është mbyllur pa viktima të pafajshme.

Ndërsa po në këtë njoftim, thuhet se pengmarrësi mbante në dorë një pistoletë lodër.

Zyrtarët thanë se burri e ka identifikuar veten si polic por kjo nuk është konfirmuar.
Burri nuk ka bërë ndonjë kërkesë të veçantë dhe duket se kishte “probleme psikologjike”, tha një zëdhënës i policisë së qarkullimit në TV Globo. Forca elitare e policisë në Rio e njohur si BOPE ishte në krye të negociatave dhe një snajper ishte vendosur afër.
Trafiku është bllokuar në të dy drejtimet në urë, me qindra automjete të mbetura në radhë.

Sao Goncalo është një periferi e dhunshme, e varfër, e ndarë nga Rio nga Guanabara Bay.



 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco