Vodhën rërë në Sardenjë, turistët francezë rrezikojnë 6 vite burg

Vodhën rërë në Sardenjë, turistët francezë rrezikojnë 6 vite burg

11:56, 20/08/2019
A+ Aa A-

Plazhet me rërë herë të bardhë e herë në nuancat e rozës janë një nga atraksionet kryesore të Sardenjës, të cilët rrezikohen nga dy faktorë: erozioni dhe vjedhja e turistëve. Turistët, kryesisht europianë dhe përfshirë këtu ata italianë, mbushin qese me rërë dhe i shesin ato në faqet online. Së fundmi, dy turistë francezë ranë në gjurmët e policisë pasi u pikasën duke transportuar rërë.

Çifti u kap me 40 kg rërë dhe u më pas u shprehën se “e donin si suvenir” dhe nuk e dinin se po kryenin vepër penale. Policia zbuloi 14 shishe plastike me rërë të marrë në plazhin Chia në jug të vendit.

Rëra e famshme e ishullit është e ndaluar të merret pasi konsiderohet pasuri kombëtare. Po kështu, sipas ligjit të vitit 2017, ndalohet rreptësisht tregtimi i guralecëve dhe guaskave. Marrja e tyre konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 3,000 euro si edhe me dënim nga 1 deri në 6 vite burgim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco