Arrestohet një person i dyshuar si terrorist në SHBA

Arrestohet një person i dyshuar si terrorist në SHBA

12:38, 19/08/2019
A+ Aa A-

Policia e shtetit në Ohajo të SHBA-së, ka arrestuar një person, për të cilin besohet se ka kërcënuar se do të sulmojë me të shtëna një qendër të komunitetit hebre.

James Reardon, 20 vjeçar, u arrestua pasi kishte postuar një video të dyshimtë në internet, ku shkruante se “policia ka identifikuar sulmuesin në qendrën hebreje.

 Ai është Seamus O’Reardon, një nacionalist i bardhë”, raporton Rel. Policia beson se ky emër është pseudonimi i James Reardon.

Një kontroll në shtëpinë e tij zbuloi disa armë, dhe një maskë gazi, tha policia. Gjatë kontrollit është gjetur edhe material me përmbajtje të nacionalistëve të bardhë.

Të shtënat në një sinagogë në Pittsbourg, vitin e kaluar, lanë të vdekur 11 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco