Grushtohet live gazetari, gjatë një marshimi ‘kundër dhunës gjinore’

Grushtohet live gazetari, gjatë një marshimi ‘kundër dhunës gjinore’

11:00, 19/08/2019
A+ Aa A-

Të premten, një reporter televizioni në Meksikë, përfundoi pa ndjenja gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ndërsa mbulonte një protestë të tensionuar të nxitur nga akuzat, se oficerët e policisë në Mexico City dhunuan dy vajza të reja, raporton FoxNews.

Juan Manuel Jimenez, reporteri, ishte në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë kur u përball me një protestuese femër që i bërtiste.

Pasi ajo u largua, një burrë i veshur me një këmishë të bardhë dhe kapelë blu lëshohet pas reporterit. Ai tërhiqet prapa dhe gjuan me një grusht shkatërrues në mjekrën e gazetarit, ku duket edhe në video.

Reporteri hedh mikrofonin e tij dhe bie në tokë. Sulmuesi i dyshuar shihet duke ecur përsëri në turmën e protestuesve.

Jimenez shkoi në Twitter për të falënderuar ndjekësit e tij për mbështetjen e tyre dhe tha që ai ka paraqitur një ankesë pranë autoriteteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco