Theu ‘protokollet e sigurisë’, jep dorëheqjen ministri norvegjez

Theu ‘protokollet e sigurisë’, jep dorëheqjen ministri norvegjez

10:01, 19/08/2019

Jep dorëheqjen ministri norvegjez i Peshkimit Per Sandberg.

Ky veprim i tij erdhi pasi pranoi se ai kishte shkelur protokollet e sigurisë së qeverisë ndërsa po pushonte në Iran muajin e kaluar.

Në fillim, Sandberg nuk i njoftoi kolegët e tij se ku po shkonte me pushime dhe ai mori me vete një celular zyrtar të qeverisë, për këtë arsye ai u qortua nga kryeministrja Erna Soldberg për shkelje të rregullave të qeverisë për udhëtimet.

Sandberg pesëdhjetë e tetë vjeç, drejtuesi i partisë Napredak është kritikuar brenda partisë pasi ai solli në vend edhe të dashurën e tij, 28-vjeçaren Bahareh Letnes, e lindur në Iran, të cilës iu dha shtetësia norvegjeze.

Kryeministrja Norvegjeze ka kërkuar nga Sanders, menjëherë pas kthimit nga pushimi të dorëzojë celularin organeve të sigurisë. Ministër i ri i peshkimit është emëruar Harald Tom Nesvik raportojnë mediat e huaja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco