Lirohet anija iraniane në Gjibraltar, nis lundrimin drejt destinacionit

Lirohet anija iraniane në Gjibraltar, nis lundrimin drejt destinacionit

08:55, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një anije iraniane e mbajtur nga Gjibraltari, që nga korriku, me dyshimin se transportonte naftë në Siri, është larguar nga porti.

Të dhënat tregojnë se cisterna lëvizi në lindje në Mesdhe dhe destionacion kishte Kalamatën në Greqi, transmeton Rel.

Gjibraltari më parë refuzoi një kërkesë të SHBA për të ndalur përsëri anijen, e cila ka ndryshuar emrin e saj nga Grace 1 në Adrian Darya-1.

SHBA-ja e bëri kërkesën të premten, një ditë pasi Gjibraltari shfuqizoi urdhrin e ndalimit.

Gjibraltari tha se nuk mund të zbatonte kërkesën e Uashingtonit për lëshimin e një urdhri të ri ndalimi, sepse sanksionet e SHBA-së kundër Iranit nuk zbatoheshin në BE-së.

Anija me ekuipazhin e saj prej 29 personash nga India, Rusia, Letonia dhe Filipinet u konfiskua me ndihmën e marinsave britanikë më 4 korrik, pasi qeveria e Gjibraltarit - një territor britanik - sugjeroi se ajo po shkonte për në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e BE-së.

Masa ndezi një krizë diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Iranit, e cila është përshkallëzuar gjatë javëve të fundit.

Irani më pas konfiskoi një cisternë nafte me flamur britanik dhe me pronësi suedeze.

Autoritetet e Gjibraltarit e liruan anijen të enjten, pasi morën garanci nga Irani, se nuk do të shkarkonte ngarkesat e saj në Siri.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së më pas paraqiti një kërkesë për ndalimin e anijes me arsyetimin se kishte lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit, të cilën e ka shpallur grup terrorist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco