Johnson do kërkojë rinegocimin e marrëveshjes së Brexitit

Johnson do kërkojë rinegocimin e marrëveshjes së Brexitit

15:09, 18/08/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, javën e ardhshme do të takohet me liderët e Bashkimit Evropian, ku pritet t’u kërkojë një marrëveshje të re të Brexitit, me qëllim që të shmanget dalja e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje.

Gjatë udhëtimit të parë jashtë vendit, Johnson do të takohet me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, përpara se të marrë pjesë në samitin e G7, që do të mbahet nga 24 deri më 26 gusht në Francë.

Agjencia Reuters, nga një burim brenda Qeverisë britanike thotë se Johnson do t’i thotë Macronit dhe Merkelit se Britania do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje dhe se Parlamenti britanik nuk mund ta ndalojë një gjë të tillë, raporton Rel.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka insistuar se nuk do ta rinegociojë marrëveshjen e Brexitit me Britaninë, që u arrit në nëntor të vitit të kaluar nga paraardhësja e Johnsonit, Theresa May.

Në Britani vazhdon të jetë e paqartë nëse ligjvënësit kanë unitetin e duhur, apo edhe fuqinë që përmes Parlamentit të parandalojnë që vendi të dalë nga BE-ja më 31 tetor pa marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco