Italia shpëton 57 migrantë nga Tunizia, lundronin me varkë

Italia shpëton 57 migrantë nga Tunizia, lundronin me varkë

14:23, 18/08/2019
A+ Aa A-

Pesëdhjeteshtatë migrantë janë shpëtuar nga autoritetet italiane dhe janë dërguar në Ishullin Lampedusa, ka raportuar agjencia e lajmeve Ansa.

Emigrantët, të cilët po udhëtonin me një varkë, janë kapur nga autoritetet italiane në afërsi të Lampione dhe janë dërguar për në Lampedusa në orët e vona të së shtunës.

Siç raporton agjencia Ansa, në mesin e migrantëve të shpëtuar ishte edhe një grua shtatzënë. Besohet se migrantët që po udhëtonin me këtë bark vinin kryesisht nga Tunizia.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini pretendon se rënia drastike e valës së migrantëve që vijnë në Itali është e lidhur me përpjekjet e tij për të penguar organizatat bamirëse dhe të shpëtimit, që ndihmojnë migrantët në det.

Shumica e emigrantëve që po arrijnë në Itali përmes detit, po e bëjnë këtë gjë pa ndihmën e organizatave bamirëse, raporton Rel.

Matteo Villa nga organizata ISPI, ka thënë se vetëm 8 për qind e 3,073 emigrantëve që kanë arritur në Itali gjatë periudhës 1 janar – 8 korrik, janë shpëtuar në det nga anijet e ndihmës dhe organizatat bamirëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco