Shpërthen bomba në rrugë, vriten dy ushtarë pakistanezë

Shpërthen bomba në rrugë, vriten dy ushtarë pakistanezë

13:21, 18/08/2019
A+ Aa A-

Dy ushtarë pakistanezë u vranë nga shpërthimi i një bombe që ishte vendosur përgjatë rrugës, thanë autoritetet e inteligjencës pakistaneze.

Bomba shpërtheu teksa makina që po barte ushtarët, po patrullonte në zonën Ladha në Vaziristanin Jugor, raporton Rel.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Për sulme të ngjashme, në të kaluarën, talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë.

Zona ku ndodhi sulmi është një bastion i militantëve Mahsud.

Ushtria pretendon se e ka pastruar këtë zonë nga militantët, që gjendet në kufi me Afganistanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco