Klienti vret kamerierin sepse i vonoi porosinë

Klienti vret kamerierin sepse i vonoi porosinë

09:37, 18/08/2019
A+ Aa A-

Një klient qëlloi për vdekje kamerierin në një piceri në periferi në Parisit pasi u nervozua nga vonesa e porosisë së tij.

Sipas dëshmitarëve, autori kishte porositur një sanduiç dhe ishte shprehur i revoltuar pasi nuk i kishte ardhur porosia në kohë. Ai kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte qëlluar në shpatull kamerierin. Pas kësaj ai u largua nga piceria dhe është ende në kërkim.

Klientët dhe punonjësit lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën por 28-vjeçari kishte ndërruar jetë menjëherë.

Policia vendase ka nisur hetimet ndërkohë që dëshmitarët dhe banorët e zonës janë shprehur të shokuar pasi vrasja ndodhi për një sanduiç.

 ‘Sa e trishtueshme,’ tha një grua 29-vjeçare. ‘Është një restorant i qetë, pa asnjë problem.  Sapo u hap pak muaj më parë. ‘

Të tjerë janë shprehur se ka nivele të larta të krimit në zonë, veçanërisht trafik droge dhe dehje në publik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco