Meksika nuk do të dënohet me vdekje, sulmuesi i El Pasos Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador.

Meksika nuk do të dënohet me vdekje, sulmuesi i El Pasos

07:53, 17/08/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka thënë se shteti i tij nuk dëshiron që të ekzekutohet sulmuesi i El Pasos, që ka lënë të vdekur 22 persona dhe besohet se ka shënjestruar meksikanët. Sulmuesi 21-vjeçar, Patrick Crusius, përballet me dënim me vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Lopez Obrador, ka thënë se pavarësisht pse dënon krimet e kryera nga Crusius, nuk dëshiron që ai të dënohet me vdekje, mirëpo do të kërkojë ekstradimin e tij në Meksikë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Kushtetuta jonë nuk lejon dënimin me vdekje. Nuk duam që ai të dënohet me vdekje. Dënimi me burgim të përjetshëm po ashtu nuk ekziston në Meksikë. Ne nuk duam mosndëshkueshmëri. Mirëpo ne kërkojmë që ndëshkimi të shërbejë si shembull që njerëzit të ndalojnë kryerjen e këtyre akteve.

Këto akte të urrrejtjes ekstreme nuk janë të mira për Shtetet e Bashkuara dhe për asnjë vend”, ka thënë ai. Crusius ka publikuar një dokument para se të kryente sulmin e 3 gushtit, duke u zotuar se do ta luftojë “pushtimin hispanik” në Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratën para policisë, ai ka thënë se ka shënjestruar “meksikanët”. Sulmi ka ndodhur në kohën e tensionimit të marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump është kritikuar për nxitje të urrejtjes te nacionalistët e bardhë në Shtetet e Bashkuara, meqë iu ka referuar imigrantëve meksikanë si kriminelë dhe dhunues./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco