VIDEO-FOTO/ Piloti hero, ul avionin pa motorët në arën me misër

VIDEO-FOTO/ Piloti hero, ul avionin pa motorët në arën me misër

11:41, 16/08/2019

Një pilot rus u shpall hero pasi arriti të ulte me sukses avionin me pasagjerë në një arë të mbjellë me misër, me të dy motorët fikur.

Shkaku i fikjes së motorëve ishte goditja nga zogjtë.

Avioni U1678 i Ural Airlines u ngrit nga aeroporti Zhukovski i Moskës në orën 6.10 të mëngjesit, me destinacion Simferopolin, kur pësoi një goditje dyfishe nga zogjtë, çka bëri që një motor të merrte flakë dhe tjetri të ndalonte.

Kapiteni Damir Jusupov, 41 vjeç, i kĂ«rkoi aeroportit tĂ« kthehej pĂ«r ulje emergjence, por e kuptoi qĂ« nuk do t’ia dilte ndaj vendosi ta ulte nĂ« arĂ«n me misĂ«r njĂ« milje larg.

Jusupov e uli avionin me të dy motorët fikur dhe pa i nxjerrë rrotat.

23 nga 226 pasagjerët, plus shtatë anëtarë ekipazhi u dërguan në spital për dëmtime të lehta, ndërsa një grua 69-vjeçare pati nevojë për trajtim të mëtejshëm.

Media ruse e krahasoi uljen me Mrekullinë në Hudson, kur piloti Chesley Sullenberger uli me sukses avionin në lumin Hudson në New York më 2009, pasi goditi një tufë patash.

Pasagjerja Svetlana Babina tha se goditja e zogjve mund të dëgjohej nga brenda aeroplanit dhe motorët nisën të bënin zhurma të çuditshme.

‘Duhet t’i japim meritat pilotit, nĂ« ato rrethana e uli aq butĂ« sa ishte e mundur’, tha ajo pĂ«r agjencinĂ« RIA Novosti.

‘TĂ« gjithĂ« janĂ« gjallĂ«! Piloti Ă«shtĂ« gjeni’, tha pasagjerja Olga pĂ«r Komsomolskaja Pravda, duke shtuar se duartrokitjet shpĂ«rthyen menjĂ«herĂ« pas uljes.

Pamjet me dron pas uljes tregojnë se si kapiteni dhe bashkëpiloti Georgij Murzin, 23 vjeç, përdorën arën e misrave si frena, pavarësisht rrezikut të tmerrshëm të shpërthimit të serbatorëve.

Pas evakuimit, pasagjerët vrapuan ta përqafonin e falënderonin Jusupovin dhe ekipin e tij që i ndihmuan të dilnin nga avioni Airbus.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitri Peskov gjithashtu lĂ«vdoi ‘pilotĂ«t heronj’ qĂ« ulĂ«n avionin.

Zhukovski, rreth 40 kilometra në juglindje nga qendra e Moskës, është aeroporti i katërt ndërkombëtar i kryeqytetit rus.

Disa ekspertë drejtuan gishtin nga problemi në rritje i zogjve që mblidhen në grumbullimet ilegale të plehrave pranë aeroporteve të Moskës.

Banorët pranë Zhukovskit thonë se midis aeroportit dhe lumit Moska gjendet një landfill i paligjshëm dhe pulëbardhat mblidhen vazhdimisht atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco