Tërhiqet India, priten lehtësime në statusin e Kashmirit

Tërhiqet India, priten lehtësime në statusin e Kashmirit

09:37, 16/08/2019
A+ Aa A-

India do të heqë kufizimet në lëvizjet e njerëzve, si dhe në lidhjet e telekomunikimit në Kashmir, brenda ditëve të ardhshme, raporton Rel.

Gjykata e Indisë po shqyrtontenjë peticion nga një redaktor i një gazete që kërkonte rivendosjen e shërbimeve telefonike dhe të internetit të ndaluara këtë muaj, pak përpara se qeveria të tërhiqte statusin e veçantë të Kashmirit, për të parandaluar protestat.

Kufizimet do të hiqen brenda "ditëve të ardhshme", tha avokati i qeverisë, Tushar Mehta.

Më 5 gusht India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.

Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit".

Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani.

Të dyja vendet posedojnë armë bërthmore.

Ato kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin, që nga viti 1947.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco