Kim Jong-u tërhiqet nga bisedimet e paqes me Koren e Jugut

Kim Jong-u tërhiqet nga bisedimet e paqes me Koren e Jugut

08:55, 16/08/2019
A+ Aa A-

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë çdo bisedim të mëtejshëm me Korenë e Jugut, duke e justifikuar vendimin e saj si pasojë "plotësisht të veprimeve të Koresë së Jugut".

Të enjten ajo lëshoi një deklaratë në përgjigje të fjalimit të Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Ndërkohë, të premten herët Koreja e Veriut testoi sërish dy raketa në det në brigjet e saj lindore, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Ishtë testi i gjashtë i tillë në më pak se një muaj, raporton BBC.

Dy "predha të paidentifikuara" u qëlluan rreth orës 08:00 (23:00 GMT të enjten) dhe udhëtuan 230 km (140 milje) duke arritur në një lartësi prej 30 km (18 milje), tha Shefi i Përgjithshëm i Shtabit të Koresë së Jugut.

Gjashtë ditë më parë, Koreja e Veriut gjuajti dy raketa balistike me rreze të shkurtër në Detin e Japonisë.

Serit e testimeve vijnë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ranë dakord gjatë një takimi në qershor për të rifilluar negociatat e denuklearizimit.

Koreja e Veriut është përballur me sanksione ndërkombëtare për zhvillimin e armëve bërthamore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco